Gjatë periudhës së shtatzënisë foshnja e cila ndodhet në barkun e nënës është e nevojshme të duhet dhe të përkëdhelet me fjalë të ëmbla pasi në të kundërt do të shfaqen probleme. Ne jemi krijesa që ndikohemi nga ngjarjet që ndodhin rreth nesh që nga momenti i parë kur zemra fillon të rrahë në barkun e nënës. Ndërkohë që rritemi në atë ‘fole’ të sigurt nuk e dimë ende se çfarë kuptimi kanë zërat rreth nesh, por e ndjejmë se çfarë nuk shkon.
Regjistrojmë në vetëdijen tonë çdo ndjenjë, zë dhe fjalë dhe në momentin kur mësojmë gjuhën fillojmë të shprehim gjërat e mbajtura të fshehura në kujtesë. Në shoqërinë tonë, numri i shtatzënive të padëshiruara është i madh. Në momentin kur prindërit e rinj përballen me këtë surprizë, fëmija mund të ketë mbushur 1-2 muaj.
Çdo ndjenjë e përjetuar në ato çaste si habi apo kritikat ndaj njëri-tjetrit, ndihen nga ana e fëmijës. Shtatzënia nuk ndërpritet dhe nëse nëna mbetet e mërzitur deri në fund të shtatzënisë të gjitha ndjenjat e saj regjistrohen në vetëdijen e fëmijës.
Nëse nëna dhe babai e ndryshojnë qëndrimin e tyre pasi fëmija të lindë, atëherë regjistrimet e deriatëhershme mund të fshihen. Nëse e ushqejnë fëmijën me dashuri dhe përkujdesje, atëherë arrijnë të krijojnë një ‘kundërhelm’ që pastron efektin negativ të periudhës së shtatzënisë. Nëse prindërit vazhdojnë të mos e duan fëmijën edhe pas lindjes, atëherë kjo ndjenjë shndërrohet në burimin e shumë shqetësimeve fiziologjike e shpirtërore.