Dihet që komunikimi është baza e çdo marrëdhënieje dhe pavarësisht sa kohë keni me njëri-tjetrin, mos hiqni dorë nga diçka: pyetjet!
Nuk ka rëndësi sa siguri keni për personin tuaj, apo sa serioz është raporti mes jush, kurioziteti i mban xixat gjallë për shumë gjatë, prandaj jepini!
* Kur jeni ende në takimet e para
1. Më thuaj ca nga ëndrrat e tua.
2. Çfarë të ka tërhequr më shumë tek njerëzit në mënyrë romantike në të shkuarën?
3. Kur e sheh që marrëdhënia nuk funksionon, si reagon ti?
4. Më trego pak për takimin më të keq që ke bërë dhe pse e quan të tillë?
5. Për mendimin tënd, çfarë e bën një takim mes një çifti potencial të mirë?
6.E mban mend fiksimin tënd të parë?
7. Po një lidhje e mirë, çfarë duhet të ketë sipas teje?
8. A ka diçka që ke mësuar prej ndarjes?
9. Kush është shoku yt më i vjetër dhe çfarë vlerëson më shumë tek ai/ajo?
10. Më thuaj një aftësi/talent që do të doje ta kishe?
11. Nga jeta që ke tani, çfarë të shijon më tepër?
12. A ka diçka nga jeta jote që do të doje të ndryshonte pas disa muajsh, vitesh?
* Kur lidhja tani është zyrtare
13. Si ka qenë përshtypja e parë për mua? Po tani çfarë mendon?
14. Ku mendon se përshtatemi më tepër?
15. Më trego pak detajin që të surprizoi tek unë dhe që të bëri të më shihje *ndryshe*.
16. A ka diçka që bëj unë që të tërheq shumë shumëë?
17. A sheh tek lidhja jonë probleme që mund t’i kesh vënë re edhe tek marrëdhëniet e dikurshme?
18. Më thuaj një gjë që të bën shumë shumë krenar
19. Nëse s’do të duhej të shqetësoheshe për punën dhe financat, si do ta kaloje kohën?
20. Cili është vendimi më i vështirë që ke marrë këto vitet e fundit?
21. Më trego pak si ishte ndarja jote e parë?
22. A ke një gjuhë të caktuar dashurie ti?
23. Më fol pak për kufijtë e tu me familjen dhe miqtë.
* Kur po përgatiteni të jetoni bashkë
24. Më thuaj disa gjëra që ti do vërtet ti bëjmë bashkë, si në plane afatshkurtra ashtu dhe afatgjata.
25. A je i emocionuar që do jetojmë bashkë?
26. A ka ndonjë “punë shtëpie” që të duket qejf nëse e bëjmë bashkë?
27. Hë, më thuaj çfarë të frikëson më shumë tani që po marrim këtë hap?
28. Sa shpesh mendon se të të duhet kohë për veten?
29. Kush janë miqtë apo pjesëtarët e familjes që mund të na vinin në shtëpi në çdo kohë, qoftë edhe pa njoftuar fare?
30. A do vendosim një ditë të caktuar për “date night” çdo javë?
31. Ke ndonjë punë specifike shtëpie që të qetëson?
32. Si e përkufizon ti fjalën “shtëpi”?
* Kur do të martoheni
Si fillim urime! Nëse keni arritur deri këtu do të thotë që keni marrë mjaftueshëm përgjigje dhe keni mësuar sa ju duhej për gjysmën tjetër. Gjithsesi, prisni se ka akoma…
33. Para se të më takoje mua, ç’mendim kishte për martesën?
34. Si do ta mbajmë marrëdhënien tonë të fortë dhe të freskët gjithmonë?
35. A ka diçka që të emocionon më shumë kur mendon për të ardhmen?
36. Më trego pak për kujtimet më të veçanta që ruan me mua.
37. Kur ishte momenti që ndjeve se ne të dy do të martoheshim bashkë?
38. A ka diçka që ke mësuar nga prindërit, apo familjarët e tjerë të afërt që do t’i kemi si shembull për familjen tonë?
39. Cili veprim i imi të bën të ndihesh i sigurtë dhe i përkujdesur?
40. A mendon se do të na ndryshojë jeta seksuale pas martese? Më premton që do të komunikojmë në çdo rast pakënaqësie?
41. Si do ta kalojmë pushimet kryesore të vitit?
*Kur jeni të martuar
42. A kanë ndryshuar ëndrrat e tua që nga momenti i parë kur u pamë?
43. A kam bërë diçka që të ka larguar prej meje?
44. Në raport me financat të shqetëson diçka nga sjelljet e mia?
45. Si mendon që do të na ndryshojë marrëdhënia në 5, 10, 20 vitet e ardhshme?
46. Më thuaj pak, cilat do të jenë sipas teje pikat e mia të forta dhe të dobëta si prind?
47. Cila mendon se është gjëja më e vështirë që kemi kaluar bashkë?
48. Vlerat më të rëndësishme që do të doje t’i mësoje fëmijëve tanë?
49. A mendon se konfliktet tona na e kanë forcuar marrëdhënien?
50. Kur jemi në periudha të vështira si çift a ka ndonjë kujtim apo veçanti që të bën t’i harrosh të gjitha e të ecësh para?
Burimi: Cosmopolitan