Pas konsumit te nje vakti te plote ndjesia e urise normalisht duhet te zbehet per disa ore ne vazhdim. Por, ka raste qe uria shfaqet serish, shume shpejt dhe ne menyre te vazhdueshme. Kjo “uri” eshte false dhe gjithkush duhet te zbuloje arsyen perse i ndodh, ne menyre qe te evitoj konsumin e panevojshem te kalorive te teperta dhe shtimin e padeshirueshem ne peshe. Me poshte renditen disa nga arsyet perse ndjejme uri edhe kur jemi te ngre.
Mungesa e gjumit
Gjumi eshte nje nder rregullatoret kryesor te konsumit te ushqimit pasi lidhet me funksionin e dy hormoneve qe sinjalizojne urine dhe ngopjen. Pagjumesia mund te shkaktoje ndjesine e urise se vazhduesme dhe crregullim te konsumit te ushqimit.
Dehidratimi
Sensoret e urise dhe etjes jane vendosur shume prane ne hipotalamusin e trurit. Keshtu, etja mund te perceptohet si “uri” shume lehte. Beni prove, kur te ndjeni uri te pashpjegueshme, konsumoni uje ne vend te ushqimit dhe prisni pak minuta. Ka shume gjasa qe uria te zhduket.
Stresi
Kur trupi gjendet nen stres, ai prodhon hormone te lidhura me te, qe jane kortizoni dhe adrenalina. Keto dy hormone nxisin konsumin e energjise ne menyre qe te perballojme nje situate te veshtire, per kete arsye sinjalizojne trurin qe te cliroje hormone qe shkaktojne uri.
E ngrena shpejt
Pas konsumit te nje vakti, nevojiten rreth 20 minuta qe truri te marre sinjalin e ngopjes. Gjate kesaj kohe, nese vazhdojme konsumin e ushqimit, ka shume gjasa qe te jemi duke marre me shume kalori nga sa nevojitemi. Eshte e nevojshme te hame ngadale dhe ti japim kohe sinjaleve te brendshme te na udhezojne sic duhet.
Konsumi i embelsirave
Konsumi i sheqerit te thjeshte, sidomos me stomakun bosh, shkakton rritje te menjehershme te insulines e cila e ul sheqerin me shume sec duhet nga qarkullimi. Kur nivelet e sheqerit bien ne gjak, truri yne alarmohet dhe menjehere jep “urdher” te konsumohet sheqer per te stabilizuar glicemine. Por ky eshte nje alarm fals, pasi nese presim disa minuta sheqeri do te stabilizohet vetevetiu me mekanizmat fiziologjik te rregullimit te tij. Eshte llogjike te kuptojme se pas konsumit te nje embelsire apo te nje vakti te pasur ne karbohidrate te thjeshte, sic jane makaronat apo orizi, nuk ka nevoje me per sheqer tjeter, per te pakten disa ore!
Mungesa e yndyrnave dhe/ose proteinave ne ushqim
Ushqimi i varfer ne yndyrna dhe proteina e le organizmin te paplotesuar dhe sensori i urise rri “i ndezur”. Marrja e yndyrnave esenciale si vaji i ullirit, gjalpi i bagetive te rritura me gjelberim, avocado, arrat, bajamet dhe farat e ndryshme ndihmon te ndjehemi me shpejt te ngopur, ndersa marrja e proteinave ne cdo vakt ndihmon qe ngopja te zgjase me shume.