Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Për këtë arsye, priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj disa nga ushqimet kryesore që nuk duhet t’i ndani nga vakti juaj i parë, në mëngjes.
Recetë për vaktin e mëngjesit:
-2 feta bukë thekre të zezë;
-40gr gjizë pa yndyrë me pak arra;
-1 kupe karota dhe kunguj të zier ose të pjekur me shumë pak vaj ulliri ekstra të virgjër;
-1 kupë çaj sherebele me 1 lugë të vogël mjaltë.
Çfarë mund të përfshini?
Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit.
Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë.
Sakaq, mund të konsumoni edhe ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë. Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.
Kam pak kohë në dispozicion, çfarë të ha?
Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina.
Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tosti janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë, kjo sepse ju furnizon me fibrat e nevojshëm.
Kam kohë të lirë në mëngjes, çfarë të përgatis?
Fasulet e pjekura me tost janë shumë të lehta për t’u përgatitur dhe me pak kalori, por me shumë proteina dhe fibra.
Sakaq, mund të gatuani vezë me spinaq ose kërpudha. Një tjetër opsion i shkëlqyer janë ullinjtë, të cilët mbajnë yndyrna të pangopura dhe kanë provuar se e reduktojnë nivelin e kolesterolit dhe sëmundjet e zemrës apo goditjet në tru.
Mëngjesi japonez gjithashtu vlerësohet pasi përfshin peshkun, i cili ka shumë pak yndyra të ngopura.