Jenishehri: Do t’a pranoja postin e presidentit, do të dënoja me ligj gjyqtarët!

Pas shkarkimit të presidentit Meta nga Kuvendi, një personazh i politikë shqiptare ka shprehur dëshirën për të marrë këtë post. Ai është Selami Jenishehri, Kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, i datëlindjes 1942.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV nga gazetari Ylli Rakipi, Jenisheri iu përgjigj me po, pyetjes nëse do të pranonte nëse do t’i jepej mundësia të bëhej president.

“Unë do të pranoja. Nëse më bëhet kjo ofertë, do ta pranoja sepse do të bëja shtetin shqiptar të drejtohej nga një qeveri me profesorë doktorë. Do të dënoja me ligj gjyqtarët që japin dënime të padrejta, 3-10 vjet burg. Do të vija ligjin e detektivit privat. E kam propozuar vetë dhe PS e hodhi poshtë se nuk do që të kontrollohen zyrtarët. Unë nuk e kam frikë burgun, prandaj e propozoj”, tha deputeti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *