Ish deputeti Selami Jenisheri së fundmi ka folur me superlativa për veten. Referuar deklaratave të bëra lart e poshtë në rrjet ku thuhet se është “i çmendur”, ai tha se: A mundet me thënë që jam i çmendur unë? Unë kam qenë profesor matematike e fizike. Kush thotë që jam i çmendur unë, është ordiner. Gjatë pyetjeve nga moderatori Ronaldo Sharka, ish deputeti Jenisheri u shpreh se sot merr një pension të majmë. Jenisheri gjatë emisionit është shprehur se e ka merituar atë pension se ka punuar.
“Unë km dalë në pension. Unë marr një pension prej 552 mijë lekësh. Kjo për shkak se kam punuar si mësues. 190 mijë lekë me doli pensioni i mësuesit, plus ai i parlamentit, sot marr 552 mijë lekë. I kam të merituaral”- u shpreh Selami Jenisheri.