Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez e kanë pranuar zyrtarisht se lidhja e tyre ka përfunduar. Lajmin e konfirmoi vetë dyshja nëpërmjet një deklarate për ‘Today’, ku thanë se jeta e tyre tashmë ka drejtime të ndryshme nga njëri-tjetri.
“Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të mbetemi të tillë. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri-tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment tjetër që kemi për të thënë është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”,thuhet në deklaratën e ish-çiftit.
Këngëtarja dhe ish-lojtari i bejzbollit nuk kanë zbuluar detaje rreth arsyes që e çoi çiftin të marrë këtë vendim, por sipas thashethemeve një tradhëti nga ana e Alex mund të ketë çuar në krisjen e marrëdhënies. Lopez dhe Rodriguez ishin bashkë prej vitit 2017, ndërsa në mars të 2019-ës ata shpallën fejesën.