Jennifer Lopez e di shumë mirë cili material është ‘on top’ këtë sezon

Si një ikonë moderne e modës, J.Lo e di se veshjet me ‘tweed’ janë jashtëzakonisht të njohura këtë sezon.

Diva latine Jennifer Lopez është fotografuar me bashkëshortin Ben Afleck dhe me fëmijët e tyre në Santa Monika, ku kanë shkuar familjarisht për të blerë pemën e Krishtlindjeve. Prindërit krenarë kanë marrë me vete fëmijët e tyre për këtë blerje festive.

Për ta kjo është diçka e veçantë, duke qenë se ky është Viti i Ri i parë që e presin si një çift bashkëshortor.

Për këtë rast të bukur, J. Lo kishte veshur xhinse të gjera dhe një bluzë të bardhë, ndërsa kurora e veshjes ishte një pallto e gjatë që prekej pak në tokë.

Por ylli botëror Jennifer Lopez, vesh gjithmonë një material të preferuar për fustanet, xhaketat apo kostumet e saj që është trend i këtij viti. Ajo duket e mrekullueshme dhe padyshim që këto veshje e tregojnë mjaft joshëse.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *