Ani Dyrmishi, është drejtori i Hekurudhës Shqiptare i cili ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Dyrmishi është emëruar në këtë post në dhjetor të 2017. Ende nuk dihen se cila ka qenë arsyeja e dorëheqjes por vlen të përmendet se që gjatë ushtrimit të detyrës së drejtorit të hekurudhave, i është vendosur dhe një sasi tritoli në makinën e tij.
Por ky nuk ka qenë atentati i vetëm që i ka ndodh Dyrmishit, pasi në një rast të dytë, makina e tij është qëlluar me breshëri armësh.
Sakaq, Dyrmishi e ka zëvendësuar deri më tani në këtë post ish drejtorin e Hekurudhave, Ilir Dashi.