Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi është dorëhequr nga ky pozicion. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila ka vlerësuar punën e Koçit.
Ai ka lënë detyrën në këtë institucion për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave.
“Bashkëpunëtori ynë prej vitesh mbyll një kapitull profesional, për të nisur një të ri. Drejtori i Muzeut Histotik Kombëtar, Dorian Koçi lë detyrën në krye të këtij institucioni, për të filluar një tjetër rrugëtim pranë Akademisë së Shkencave. Falenderime për punën e përkushtuar gjatë viteve të vështira, që nga tërmeti, te pandemia e rikonstruksioni i MHK dhe suksese në detyrën e re” – shkruan Margariti.