Jep dorëheqjen drejtori i RTSH-së, Enkelejd Joti

Drejtori i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejd Joti, ka dhënë dorëheqjen, për të shkuar në një tjetër detyrë.

Nuk dihen arsyet e dorëheqjes së tij, por kohët e fundit ai ka pasur një sërë konfliktesh me drejtuesin e Këshillit Drejtues, Leka Bungo.

Megjithatë nuk është e qartë nëse kjo ka qenë arsyeja e dorëheqjes së tij.

Joti konsiderohet një administrator i suksesshëm, teksa më parë ka drejtuar institucione të tjerë të rëndësishme, të tilla si Top Channel apo QSUT.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *