Agron Hasanaj nuk do të jetë më drejtori Rajonal i Tatimeve në Shkodër. Ai vendosi të jepte dorëheqjen vetëm 3 muaj pasi e mori detyrën.
Hasanaj u emërua drejtor i Tatimeve në Shkodër pak para nisjes së fushatës elektorale ndërsa ishte kandidat i platformes “Deputeti qe duam” por nuk arriti të futej në listat e kandidatëve për deputet të PS për qarkun Shkoder.
Hasanaj do të vijojë të jetë drejtor i Drejtorisë së Kontrollit në drejtorinë rajonale të Tatimeve Shkodër. Në vend të tij, është emëruar Sidrit Istrefi, i cili prej 9 vitesh ka qenë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Shkodër.
Pak ditë më parë dorëheqjen e dha edhe drejtori i Agjencisë së Kadastrës në Shkoder, Genc Berhani duke u zëvendësuar nga drejtori i komanduar Slladi Dani nga Fieri.