Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.
Mësohet se dorëheqjen, Latifi ia ka dorëzuar kryeministrit Albin Kurti nëpërmjet një letre.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Latifi u emërua ministër më 16 nëntor të vitit 2021, pas dorëheqjes së Arben Vitisë. Ndërkohë Rifat Latifi që nga ajo kohë është kritikuar për punën e tij në këtë sektor.