Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi, ka dorëzuar dorëheqjen. Kjo lëvizje vjen në moment kur funksionarë dhe eksponent të PD-së po kërkojmë largimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit, duke e bërë atë si përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.
Ende nuk dihen arsyet e vendimit të marrë nga ana e Sahit Dollapit.
Dollapi ishte një ndër emrat më të lakuar gjatë protestave të opozitës, ku dhe u dhunua nga përplasjet me forcat e policisë. Ai e mbante këtë post prej rreth katër vitesh. Më herët, Dollapi ka mbajtur detyrën e drejtorit të UKT-së dhe CEZ-it.