DIV-a e Hollivudit, aktorja Angelina Jolie, i është dashur të ndërpriste karrierën e saj në kinema.
Kjo u zbulua nga vetë aktorja në një intervistë me “Entertainment Weekly” në kuadër të daljes së filmit “Ata që më duan të vdekur”, në të cilin ajo është aktore.
Jolie theksoi se, ajo dëshironte të qëndronte pas kamerave, por për momentin, disa rrethana nuk ia mundësonin këtë. “Më pëlqen të realizoj filma”,- theksoi ajo.
“Por ka pasur një ndryshim në situatën time familjare që do të më pengojë ta bëj këtë për disa vite. Duhet të punoj pak dhe të qëndroj më shumë në shtëpi. Kjo është arsyeja pse unë u ktheva në aktrim”,- shtoi ajo.
Jolie nuk hyri në detaje, po një betejë juridike po vazhdon me Brad Pitt për divorcin dhe kujdesin e fëmijëve të tyre.
Puna e saj e fundit, si regjisore daton në vitin 2017, me filmin “Së pari ata vranë babain tim”, një film që zhvillohet në Kamboxhia, në kohën e masakrave të Kmerëve të Kuq.
/Priza.al/