Jepet me qira shtëpia ku u vra Carolina, kush është i riu arab që nuk flet me asnjë nga fqinjët…

Shtëpia në “Glyka Nera” ku ndodhi vrasja e 20-vjeçares Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, Babis Anagnostopoulos është dhënë sërish me qira. Mësohet se në shtëpi jeton vetëm një djalë i ri.

Fqinja e Caroline ka treguar detaje lidhur me banorin më të ri të komunitetit.

“Erdhi një punëtor dhe i lëvizi të gjitha gjërat në garazh. Kur i pyeta më thanë se po rinovonin ndërtesën sepse do ta jepnin me qera. Qeraxhiu i ri vjen me makinë dhe nuk flet fare. Shtëpia nuk ishte e Babis Anagnostopulos, por e një gruaje nga Australia”, është shprehur fqinja.

Gazetarët e emisionit “Love It” e takuan banorin e ri, i cili është me origjinë arabe, por ky i fundit nuk ka pranuar që ta komentojë për asnjë moment vrasjen që tronditi Greqinë 4 muaj më parë.

Natën e 11 majit, Babis Anagnostopoulos vrau gruan e tij, Caroline dhe për t’i shpëtuar drejtësisë sajoi një grabitje duke pretenduar se ishin të përfshirë edhe shqiptarë. Por një muaj pas vrasjes, ai u arrestua dhe tani ndodhet në pritje të dënimit në burgun e Koridhalosit.

/Burimi: Newsbomb.gr/ Përshtati në shqip: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *