Në takimin e tij sot në qytetin e Vlorës Sali Berisha ka përfshirë dhe qytetarë dhe demokratë të thjeshtë. Njëri prej atyre i është drejtuar ish-kryeministrit më humor duke i propozuar që ti caktonte Enkelejd Alibeajt një post, për të hapur dhe mbyllur derën.
Demokrati: Këta janë ata që i zgjodhëm ne dhe me këta si do vejë puna? Dhe ky Alibeaj që paska qenë i etur për një post, jemi një post atje të hapë dhe të mbyllë derën.
Tjetra ishte kjo komunizmi është shumë e keqe. Së më shumë e pret më shumë lëshon rrënjë. Ne e kemi te ura, sa kalon urën e Mifolit. Po të të kujtohet ty, eskorta jote pas kalit tim ka ardhur. Ata janë të rrezikshëm, komunizmi nuk ka din e iman, janë “putinas” ata. Demokratët i ka të gjithë jashtë shtetit. Kemi ngelur vetëm ne këtu.
Berisha: Ju falënderoj për ndërhyrjet. Ju keni të drejtë, ne ngjitëm një përpjetë, por më të madhen e kemi përpara. Unë jam besimplotë. Po pse unë jam besimplotë. Ne erdhëm këtu si njerëz të idealeve, përndryshe ne nuk do ishim. Ne ndiqnim atë kur që kishte përcaktuar udhëheqja e mëparshme, por ne dolëm dhe ia dolëm të jemi opozitë e vërtetë, por opozitë e vërtetë me 44 mijë luftëtarë dhe misionarë. Të gjithë ju, të gjithë demokratët që u ngritën për të shpëtuar demokracinë.