Jepte para me fajde, ja pse e kanë grabitur biznesmenin nga Fushë-Kruja

Biznesmeni nga Fushë-Kruja, Nazmi Çangu i cili u grabit dhe u torturua nga 10 persona ka qenë dëshmitar në procesin gjyqësor ndaj Emiliano Shullazit.

Në procesin gjyqësor të vitit 2016, Çangu ka pohuar para gjykatës së Krimeve të Rënda se e njihte Ylvi Beqjan dhe se i kishte dhënë atij një shumë parash borxh. Mësohet se Çangu jepte para me fajde në zonë dhe shpesh për këtë arsye i krijoheshin probleme.

Policia ka nisur të hetojë se nëse grabitja e mbrëmjes së djeshme mund të ketë lidhje me ndonjë konflik borxhi që ka pasur në të shkuarën. Policia i ka sekuestruar biznesmenit aparatin celular për të parë komunikimet e fundit si edhe ka administruar dëshminë e tij në lidhje me karakteristikat fizike të autorëve apo dyshime të tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *