Jessica Biel tregon sekretin e martesës së saj me Justin Timberlake

Aktorja Jessica Biel bashkëshortja e Justin Timberlake, së fundmi ishte e ftuar në “The Drew Barrymore Show”.

Një nga këshillat më të shpeshta të prindërve ishte ‘nuk mund t’i bësh të dyja në të njëjtën kohë‘,” tha Jessica. “Nuk është lehtë për ta balancuar të gjithë jetën, ju përpiqeni të jeni pranë fëmijëve, partnerit dhe miqve tuaj dhe keni ende kohë për veten dhe punën. Nuk mendoj se e bëj mirë, domosdoshmërisht. Ndihem sikur jam duke u tërhequr vazhdimisht në një mijë drejtime dhe kur the se gjithçka është perfekte, brenda ka një trazirë të çmendur”.

Jessica, e cila festoi një muaj më parë, 10 vite martesë me Justin Timberlake, foli për përpjekjet e tyre për të kaluar kohë cilësore së bashku pavarësisht orareve të ngjeshura dhe fëmijëve.  “Justin gjithmonë thotë se nuk duhet të ndalojmë ‘dating’, duhet të vazhdojmë të bëjmë takime romantike. Dhe ai ka të drejtë,të gjithë duhet ta bëjnë për ta mbajtur lidhjen e gjatë dhe pasionante.“

Dhe sipas terapistëve, një marrëdhënie ka nevojë për risi, takime romantike, aktivitete të ndryshme, në mënyrë që monotonia mos ndikojë në ndjenja dhe entuziasëm. Ju përpiqeni të jeni pranë fëmijëve, partnerit dhe miqve tuaj dhe keni ende kohë për veten dhe punën. Nuk mendoj se e bëj mirë, domosdoshmërisht. Ndihem sikur jam duke u tërhequr vazhdimisht në një mijë drejtime dhe mendoj se po e bëj këtë gjë ku them se gjithçka është perfekte, por brenda ka një trazirë të çmendur valësh përplasëse që përpiqen t’i kuptojnë të gjitha”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *