I ftuar në një studio televizive ish-deputeti Lefter Maliqi ka shprehur opinionin e tij në lidhje me ngjarjet e fundit politike dhe për aksionin e SPAK-ut në arrestimin e disa prej personazheve të botës së krimit në vendin tonë.
Ai hedh akuza të forta, ku sipas tij në Shqipëri krimi bashkëpunon me qeveritarët, por ai premton se me rikthimin e opozitës pas 22 prillit gjërat do të ndryshojnë.
“Me keqardhje duhet tu them jo si vetëm ish deputet por edhe si ish-drejtues i policisë. Këtu krimi drejton vendin dhe është bërë njësh me politikën për shkak të kapjes së opozitës, kapjes së sistemi të drejtësisë. Këto aksione janë propagandë e qeverisë, pasi krimi pastron para dhe eliminon grupe njeriu me tjetrin. Dumani u kap rastësisht jo nga policia por për shkak të një plagosje ka treguar se si funksionon një grup kriminal , si vendos gjoba, si vriten njerëzit, pra ku ka arritur ky vend për shkak të mungesës së shtetit por edhe mungesës së opozitës. Shikoni burgjet e Shqipërisë janë mbushur plot për një hashash të vogël , për pagesë dritash apo ndonjë gjë të vogël kurse kriminelët qarkullojnë të lirë në Shqipëri.
Si gjithmonë në Shqipëri janë kapur peshq të vegjël. Është për të vënë duart në kokë pasi jeta e njeriut vlen sa jeta e një pule. Shqipëria është bërë vend i krimit, prandaj rinia kërkon të ikë, këto janë shoë të Ramës. Fati i mirë i shqiptarëve fillon nga dita e nesërme ku pas 9 vitesh mungesë të opozitës fillon opozita e vërtetë.
Ndjesë pastë për mua është Rama, Sali Berisha shyqyr zotit u kthye. Për herë të tretë duhet të bëhet kujdes sepse digjet shtëpia, Shqipëria ka filluar të marrë flakë dhe Berisha është rikthyer për të dhënë shpresë. Thirrjet e Ramës ndaj SPAK-ut janë frika e tij ndaj opozitës ai ka frikë shumë”, tha Maliqi.