Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez tashmë kanë udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku ylli portugez u prezantua nga klubi i tij i ri, Al-Nassr. Çifti thuhet se tashmë ka gjetur një rezidencë mbresëlënëse për të qëndruar në kryeqytetin e Riadit, një qytet i dalluar nga palmat, rrokaqiejt mbresëlënës dhe qendrat tregtare ekskluzive.
Sipas Daily Mail, Ronaldo ka kërkuar që t’i sigurohet një vilë si pjesë e kontratës së tij me palën saudite. Shtëpia vlen 12.2 milionë euro dhe ka tetë dhoma gjumi, një pishinë të madhe dhe një holl pritjeje me ujëvarë.
Vila ndodhet në një lagje ku banojnë njerëz me zakone perëndimore. Kjo do të thotë që Georgina-s nuk do t’i kërkohet të respektojë asnjë kod veshjeje, si për shembull të mbulohet nga koka te këmbët ose të mbajë shami. Tani, çifti është në kërkim të një shkolle elitare, të ngjashme me Shkollën Ryleys, në të cilën aktualisht ndjekin fëmijët e tyre.