Jeta e Ronaldinhos, ish-shoku i ekipit: Futeshe dhe zgjidhje femrën që dëshiroje

Ronaldinho ishte një lojtar aq i mirë sa që shkatërronte lehtësisht mbrojtjen kundërshtare. Veç saj, ai shkonte shpesh në seancat stërvitore i dehur. Ende po tregohen histori për festat e Ronaldinhos. Ish-bashkëlojtari i tij nga Queretaro i Meksikës, Patricio Rubio, kujton skena të pabesueshme teksa braziliani luante në Meksikë.

“Shtëpia e tij ishte e çmendur në atë kohë. Ju nuk e dini se çfarë ishte. Ti hyje në shtëpi dhe miqtë e tu luanin, kudo kamerierët shërbenin pije. E pabesueshme, ata e jetojnë ndryshe. Ata kënaqen çdo ditë. Veç kësaj, ishte Ronaldinho, çfarë do t’i thuash”, u shpreh sulmuesi 33-vjeçar.

Pavarësisht kalimit të kohës, Pato e kujton shumë mirë harmoninë e mirë që krijuan në fushën e lojës, e cila e ndihmoi Querétaro të arrinte të ishte nënkampion. “Kam kaluar një kohë të pabesueshme, ishte një vit i jashtëzakonshëm, kam ndarë shumë me të në fushë. Mbaj mend që goli im i parë ishte me një pasim të tij dhe më pas edhe jashtë ishte i pabesueshëm, kam përjetuar shumë gjëra të bukura, shumë gjëra që nuk mund të numërohen”, tha ai.

Rubio tha gjithashtu se shumë festa mund të improvizohen jashtë vendit. “Ata na ftuan të luanim miqësore në Shtetet e Bashkuara, sepse ai ishte atje dhe pas ndeshjes erdhi të na merrte me një makinë me roje për të shkuar në disko. Arritëm dhe na vendosën tapet të kuq. Mund ta imagjinoni se çfarë po ndodhte brenda, kishte njerëz nga e gjithë bota, një grua nga çdo vend, për të zgjedhur dhe gjithçka falas”, tha ai.

“Unë stërvitesha çdo ditë, vetëm të hënën nuk shkoja. Në përgjithësi, ai nuk vinte ose ishte i dehur, mori një avion privat dhe shkoi në Kankun ose në ndonjë plazh. Luanim në shtëpi të premteve në orën 19:00 dhe pastaj u kthyem të hënën dhe ai nuk erdhi në stërvitje”, përfundoi lojtari aktual i Nublense./Shqiptarja.com

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *