Klubi i Premier League tha se Enock Mwepu do të ishte në një “rrezik jashtëzakonisht të lartë për të pësuar një arrest kardiak potencialisht fatal” nëse ai vazhdonte të luante. Mwepu së fundmi ishte i sëmurë në një udhëtim me kombëtaren e Zambisë.
Ai nuk ishte në gjendje të stërvitej pasi mbërriti në Afrikën Perëndimore muajin e kaluar dhe kaloi katër ditë në spital. 22 vjeçari kishte vizitat e radhës në kthimin e tij në Angli dhe Brighton tha se rezultatet nënkuptonin se “opsioni i vetëm” ishte që ai të tërhiqej.
“Këto teste kanë arritur në përfundimin se sëmundja e tij është për shkak të një gjendjeje kardiake të trashëguar, e cila shfaqet më vonë në jetë dhe nuk ishte evidente më parë në kontrollin e rregullt të zemrës”, tha Brighton.
“Fatkeqësisht, kjo mund të përkeqësohet duke luajtur futboll, kështu që Enock është këshilluar se e vetmja mundësi, për hir të sigurisë së tij është që ai të ndalojë së luajturi futboll.”
Mwepu tha se po tërhiqej me “trishtim”, duke shtuar se ai e kishte jetuar ëndrrën e tij duke arritur në Premier League, por se “disa ëndrrash marrin fund”.
“Megjithatë, ky nuk është fundi i përfshirjes sime në futboll, unë planifikoj të qëndroj i përfshirë në njëfarë kapaciteti”, tha ai në një postim në Twitter.