Në Kuvendin e sotëm ka patur debate të shumta rreth buxhetit të vitit 2022. Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit duke i thënë se Shqipëria ndodhet në vendin e dytë në botë për nivelin e rryshfetit.
Basha shtoi se Shqipëria falë keqqeverisjes ka humbur 338 mln euro në Arbitrazh.
Në lidhje me skanerin, që Rama tha do të donte ta hiqte, Basha nënvizoi se është një gjë e mirë e bërë nga qeveria e mëparshme, për arsye se identifikon sasinë e drogës dhe paratë kriminale.
“Hiq 118 mln, hiq 52 mln euro për luksin tënd. Jeton si sheik me taksat e popullit më të varfra të Evropës, që ia ke rritur më shumë që nga koha e Tanzimatit. Tonin e zërit tim se përcakton ti. Ti kërko falje. Do të vij dita, mos e harro, mos e harro Kenedyn, do të vijë dita do ta këndojë populli shqiptar se çfarë ndodh me ata që ndalojnë ndryshimin e paqtë të pushtetit. Cheekap yt është bërë gaz i botës, gra me prostatë dhe burra shtatzënë ka nxjerrë cheekap-i yt. The hiq skanimin? Që ta bëj një kompani amerikane. Po mirë hajt ta heqim. Zonja 5 mln ka qenë në krye të doganave, e di që skanimi kap petët e kokainës. Kush i kap ato? Ta ka thënë ndonjë nga tre ministrat. I pari që po e mban jashtë burgut. Apo ku i dyti që ishte drejtor i shtabit të trafikut në Gjirokastër. Skaneri kap kokainës së shokëve të tu. Kush i kap ato?
Ministrat e tu të brendshëm që janë për faqe të zezë. Krimit të organizuar i kapet 20 fish aq vlerë që mjafton për të shkatërruar ekonominë e vendit edhe më shumë. Skaneri është një nga mekanizmat e vegjël që qëndron në këmbë, sepse është një nga gjërat e vetme që bën transparencë e trekëndëshit, pushtet, para krim të organizuar. Nuk të shkon në mendje të heqësh traun që i vendose rrugës së Kombit. Jo aty e ke mendjen, hiq skanerin që të ndalojë droga. Sa herë ke gënjyer për Becchetin? Pse e ke ndaluar komisionin hetimor për këtë çështje. Kjo çështje nuk duhet të ishte në Kushtetuese. Pse e shtyn? Sepse ka një lidhje të shkurtër që ti nuk e përcakton dot, pa djegur arkivin e shtetit dhe vendet e tjera që janë depozituar që të lidhin ty dhe dy vartësit e tu me 120 mln euro, që vijon ti paguash. 338 mln euro të humbura. Meqë buxheti është forma më e lartë e politikës dhe ajo është pasqyra ku shihet politika atëherë jo vetëm shifrat që të thashë tregojnë që ti hallet e shqiptarëve si ke pasur në defter, por tregojnë që taksa e taksave është korrupsioni. Po Banka Botërore dhe BERZH të duken pllakë gramafoni?
Nuk të shpëton dot Zoti nga kjo. Shqipëria e dyta në botë për nivelin e ryshfetit. Me këto të dhëna jo të opozitës, por të institucioneve ndërkombëtare nuk ka shqiptarë që nuk e kupton që këtë betejë do e ktheje personale. Këto janë të vërteta dhe faktet, shkaqet e varfërisë që kanë pllakosur vendin, janë shkaqet e krizës së demokracisë sepse në krye kemi një grup njerëzish që kanë komplotuar me një grusht oligarkësh, për të mbajtur frenat e pushtetit dhe për të përdorur pushtetin për të pasuruar veten e tyre. Në këtë seancë do e përdorë buxhetin si letër ambalazhi”, u shpreh Basha.
/Priza.al/