Jetonte brenda plantacionit, arrestohet shqiptari me mbi 5000 bimë kanabis

Autoritetet spanjolle kanë zbuluar një plantacion kanabisi në afërsi të lumit Formiga, në komunën e Labatës dhe ka arrestuar një shtetas shqiptar që kujdesej për bimët.

Në zonën e plantacionit u zbuluan të gjitha pajisjet e nevojshme, fara kanabisi, pleh, një rezervuar i vogël dhe një sistem vaditjeje me një zorre rreth 400 metra. Përveç këtyre u gjetën çanta me ushqime dhe sende të higjienës personale.

36-vjeçari shqiptar pa adresë apo precedentë të mëparshëm penalë do të përballet me drejtësinë spanjolle pasi gjykata e Huesca-s dekretoi burgosjen e tij pa afat.
Në total, u gjetën 5,264 bimë kanabis, rreth 2.5 dhe 3 metra të larta që tashmë ishin në lulëzim të plotë dhe gati për t’u korrur. Pesha e tyre ishte afërsisht 15.7 ton ndërsa shtriheshin në një sipërfaqe prej rreth 2000 metra katrorë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *