Jetonte me nënen e paralizuar, gjendet i vdekur 64-vjeçar në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një 64-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij, ku jetonte me nënën e tij, të moshuar dhe paralizuar. Dyshohet se viktima ka humbur jetën nga shkaqe natyrale.

Në momentin e mbërritjes së policisë dhe zjarrfikëses, e ëma është gjetur duke qarë në pamundësi për të lëvizur. Zjarrfikësja ka ndërhyrë nga dritarja për të hyrë ne banesë pasi nga dera ishte i pamundur fundja.

Momentalisht policia dhe ambulanca janë në vendngjarje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *