Jim Belushi ka një kërkesë për të gjithë shqiptarët

Aktori me famë ndërkombëtare, Jim Belushi ka pranuar prej kohësh rrënjët e tij shqiptare. Së fundmi, ai ka publikuar një postim në Twitter, ku i kërkon fansave me origjinë shqiptare që ta shpërndajnë sa më shumë, në mënyrë që të krijojë lidhje të afërta me ta.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra të mia shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar ylli i Hollywood-it.

Kujtojmë se në një foto ku Valbona Selimllari shfaqej e qeshur teksa Jim Belushi e përqafonte, qe shkasi i një legjende urbane se aktori i famshëm linte kokën pas Miss-it shqiptar.

Më herët, Valbona Selimllari tregoi tek “Xing me Ermalin” se si ishte në të vërtetë marrëdhënia e saj me Jim Belushin. Ajo zbuloi se kjo nuk ishte hera e parë që takoheshin, por pozicioni i fotos sipas saj është kapur qëllimisht prej fotografit.

“Xhimi më rrotulloi për të parë si dukesha pas kaq kohësh dhe u pengova. Fotografi është kujdesur të kapë këtë moment.”

Valbona Selimllari tregoi se në fakt, kanë qenë Vera Grabocka dhe Timo Flloko ata të cilët e kanë njohur me aktorin shqiptar të njohur në Amerikë pasi janë miq shumë të ngushtë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *