“Jo çdo gjë është transmetuar në Big Brother”, aktorja zbulon prapaskenat dhe habit me deklaratën e saj: Unë kam bërë veprime që…

Aktorja e njohur Monika Lubonja e ftuar në emisionin “Ëhy Not” ku edhe ka zbuluar prapaskenat e reality-shoë-t Big Brother Vip.

Ajo ka treguar se publiku nuk ka parë çdo gjë ka ndodhur brenda shtëpisë. Aktorja tha se nuk është penduar për asnjë veprim që ka bërë brenda shtëpisë, sepse në fund të fundit janë pjesë e pandashme e jetës së përditshme.

“Na keni parë, por aty është një kamer, aty është një regji nga mbrapa. Nëse për shembull Monika dhe Donaldi kishin këtë lloj kërcimi dhe njerëzit e pëlqenin, dikush tjetër ishte duke bërë një gjë tjetër dhe ti nuk e shikoje dot atë se 2 kanale ishin. Nuk arrije dot që gati 30 persona ti të arrije t’i shikoje të gjitha mosmarrëveshjet. Unë ato veprime që kam bërë, ashtu si funny, por edhe ndonjë nerv që e kam pasur, por që e kanë merak njerëzit shumë që kam kruajtur dhe një hundë…po e kam kruajtur se është logjike.

Edhe në shtëpi bëjmë shumë gjëra. E kam fjalën që njerëzit, kjo është jetësorja, kjo është e bukura që ti të dish me të mirat dhe të këqijat e tua t’i përballosh në një ekran dhe në një lloj publiku që unë e di se edhe sot e kësaj dite e kanë shumë të vështirë ta kuptojnë këtë gjë.”, tregoi Monika Lubonja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *