Me brohoritjet “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”, “Shteti fajtor”, “Përdhunimi është krim”, “Jo, do të thotë Jo”, “Nuk po ndihem e sigurt” “Edhe sa”, qytetarët marshuan nga sheshi Zahir Pajaziti drejt ndërtesës së Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës.
“Jo do të thotë Jo”, ishte një ndër pankartat gjatë protestës në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Protestuesit thanë se rasti i dhunimit së 11 -vjeçares në Prishtinë nuk është vetëm “një ngjarje e shëmtuar dhe e trisht”, por “shpërfaqje e dhunës sistematike që vajzat dhe gratë në Kosovë e përjetojnë në baza ditore”.
Protesta e 31 gushtit u thirr nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist pasi u bë publik rasti i dhunimit të një 11-vjeçareje në Prishtinë nga pesë të dyshuar. Sipas protestuesve, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në Policinë e Kosovës janë raportuar 36 raste të dhunimit.
Sprej piperi dhe teknika tjera të vetëmbrojtjes u propozuan si masa për sigurinë e vajzave dhe grave në Kosovë, pas rastit të dhunimit të së miturës në Prishtinë. Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar pesë autorët që dyshohet se kanë dhunuar të miturën në Prishtinë më 27 gusht në Prishtinë. Ndaj katër prej tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji. Protestuesit hodhën ngjyrë të kuqe në drejtim të ndërtesës së Këshillit Gjyqësor. Ata po kërkojnë dënim meriton për të dyshuarit e dhunimit të të miturës.