Kryeministri Edi Rama teksa prezantonte disa prej pikave kryesore të Buxhetit 2022, u ndal tek projekti për dixhitalizimin e shërbimeve për qytetarët. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë shprehu ambicien për të zhdukur të gjitha sportelet e administratës dhe kthimin e të gjitha shërbimeve online.
Sipas tij, kjo do të reduktonte në maksimum rradhët e gjata për qytetarët si dhe do të ulte rryshfetin brenda administratën publike. Rama bëri të ditur se me sportele do të funksionojnë vetëm ato shërbime që kërkojnë prezencën fizike të qytetarëve.
“Duke garantuar një bazë mbi të cilën edhe njësia antikorrupsion e ministrisë së Drejtësisë ka hyrë në një fazë të re. Ajo çka ne do të garantojmë në vijim dhe është ambicja e këtij mandati është që të sigurohet jo vetëm mbyllja përfundimtare e të gjitha sporteleve në Shqipëri që ofrojnë shërbime dhe kontakte të drejtpërdrejta me punonjësit e administratës që më pas futet ryshfeti dhe vjen vonesa, po edhe për të garantuar që përfundimisht qytetari të bëjë kërkesën dhe i gjithë dokumentacioni që duhet për të marrë një shërbim, të garantohen brenda përbrenda sistemit të digjitalizuar të shtetit. Të mos ketë më qytetar që duhet të shkon në 17 dyer për të bërë gati dosjen për të marrë një certifikatë. Kadastra digjitale është në një proces të avancuar. E dimë se çfarë marrëdhënie është çështja e marrjes së letrave të pronësisë, me dixhitalizimin përfundimtar, dhe Kadastra do të aksesohet online dhe do jetë pa sportele
Kadastrat digjitale është edhe ajo duke u bërë, e dimë të gjithë se çfarë plage është ajo. Me digjitalizim përfundimtar edhe kadastra do të jetë një institucione i aksesueshëm përmes smartphone-it dhe pa sportele.
Qendra digjitale e qarkullimit rrugor është bërë me makina inteligjente, por do të shtrohen edhe kamerat inteligjente për të pasur të dhëna në kohë reale të qarkullimit. Do të financohen në mënyrë të posaçme duke krijuar një qendër të mbrojtjen kibernetike të të gjitha sistemeve tona të komunikimit teknologjik. Të gjitha të dhënat e shtetit do të kenë një sistem backup, që çfarëdo të ndodhi të mos ketë asnjë humbje të të dhënave”,
Ka shumë konfuzion dhe teori por thelbi është që çdo shtet, që nga ato më të zhvilluara, kanë tradicionalisht disa prej shekujsh e dekadash, zyrat e marrëdhënieve me publikun, me qytetarët. Të cilat janë zyra që në pjesën më të madhe, siç kanë funksionuar me letra. Platforma i ka çuar këto marrëdhënie në ndërveprimin online duke siguruar dhe një monitorim dhe kontroll në të gjithë administratën në raport me ligjshmërinë e qytetarëve që çojnë ankesa dhe adresojnë shqetësime. Duke garantuar një bazë edhe njësia antikorrupsion, ka hyrë në një fazë të re”, tha Rama.
/Priza.al/