‘Jo vaksinimit me detyrim!’/ Qytetarët maqedonas i japin fund durimit! Protestë masive në Shkup, kundër masave të reja anti-Covid

Fqinjët tanë lindorë, maqedono-veriorët, kanë vendosur që të mos durojnë më masat represive të qeverisë së Zaevit me justifikimin e pandemisë.

Që prej të dielës në mesditë qytetarët maqedonas janë ngritur në protesta masive, për të kundërshtuar masat e reja anti-Covid që hyjnë në fuqi ditën e sotme.

Turma njerëzish kanë dalë në Shkup ku protesta fillimisht nisi para parlamentit, me pankarta në duar ku kundërshtonin vaksinimin dhe rregullat e reja të vendosura nga qeveria.

“Stop vaksinimit”,- lexonin pankartat e protestuesve.

Qeveria maqedonase ka lajmëruar se që nga dita e sotme, për të hyrë në ambiente të mbyllura, qytetarët duhet të jenë të pajisur me “certifikata vaksinimi”.

Certifikatat do të kontrollohen nga shërbimi i sigurisë dhe kjo masë do të jetë e vlefshme për pjesëmarrjen në çdo lloj objekti, përfshirë objektet e hotelerisë, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm dhe do të jenë të vlefshme për pjesëmarrjen në festa, koncerte, seminare, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive. Kjo do të zbatohet për personat mbi 18 vjeç.

Masat e reja kufizuese të cilat hyjnë në fuqi nga dita e sotme, merren pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Ministria e Shëndetësisë regjistroi 807 raste të reja nga 6,980 teste të kryera.

Në 24 orët e fundit, 10 persona vdiqën, nga të cilët pacienti më i ri është 28 vjeç. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar dje në Shkup, rreth 240, pason Gostivari me 138 dhe Tetova me 136 raste të reja.

Por megjithatë, qytetarët maqedonas mendojnë se vendosja e certifikatës së  vaksinimit, privon njerëzit nga të drejtat themelore dhe është në shkelje me çdo lloj ligji dhe konvente ndërkombëtare.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *