Gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha është surprizuar gjatë ditës së sotme ku ka kërkuar që të konsumojë prodhime deti në një nga restorantet shqiptare, por është përballur me një produkt të ardhur nga ana tjetër e botës, Ekuadori.
Në një postim në Facebook, Hoxha tregon krah një fotoje ku shihet dhe vendprodhimi i karkalecave, se kamerieri e kishte lavdëruar karkalecin e ardhur nga Ekuadori për cilësinë. Sipas gazetarit, i cili ironizon se çdo që vjen nga atje ka cilësi mbi 93-94%, djali nuk e kishte gënjyer, pasi ishte future vetë në kuzhinë dhe e kishte vërtetuar këtë gjë.
Postimi i plotë:
Erdhi ”malli” i mire, erdhi….Karkalec i fresket taze, nga Ekuadori…“Kemi karkalec te fresket taze, i sapo dale nga deti”,-me thote gjithe siguri dhe garanci kamarieri.Mire qe nuk pertova dhe u futa vetë ne guzhine. Te drejte kishte mavriu, i sapo dale jo nga deti por nga oqeani fare. Por puna eshte se e kane kapur dy oqeane larg, as ne Atlantik jo, por ne oqeanin Paqesor. “Degjo djale – i thashe, – ky vertete ka dale nga deti, por ka dale nga konteineri i ardhur me det pasi ka bere nje muaj rruge nga porti Guayaquilit ne Ekuador deri ne Durres”.Edhe pse ne fakt per cilesine e karkalecit nuk genjeu. Çfare vjen nga Ekuadori me konteiner, eshte e garantuar qe ka cilesi mbi 93-94%.
Hoqa dore nga karkalecat e Ekuadorit dhe kerkova kos dele nga ai i vendit. Ku ta gjej kosin e deles?-tha kamarieri.Si ka mundesi, gjithe ato tufa me dhënë nga Mali Velçes ku e çojne qumeshtin?!Ku kane mbetur me dhene, ai i vrare!!! Kush ti ruaj???Djemte e Velçes kane ikur ne Ekuador,-ma ktheu kamarieri…U pa puna, me mire po kerkoj ndonje miser te pjekur. Kam pare disa rome verdalle.Shyqyr zotit ata jane te vetmit qe nuk kane ndryshuar as vendin, as aren ku vjedhin misrat dhe as çmimin….