Jo vetëm banka, ja çfarë tjetër financohet nga Rusia/ Kompania ndryshoi selinë nga Moska në Beograd direkt pas lufte

Financimet Ruse gjithmonë janë maskuar në vend pas bankave dhe bizneseve “të suksesshme” por mesa duket edhe argëtimi është cënuar nga ky ndikim. UNUM festivali i projektuar për të rinjtë ka një super investim nga të ftuarit, këngëtar dhe dekori. Por nga investigimet e kryera nga Illyridium Media Grup ka rezultuar se kompania i ka rrënjët në Moskë. UNUM festival nuk është një emër i panjohur për të rinjtë edhe pse në prapaskenën e tyre ka eksponent Rus.

Ky eveniment është organizuar vit për vit në Shqipëri, i fundit ishte në 2021 por për 2022 me një urdhër të beftë u anulua.

Por pse u anulua një event aq shumë i dashur nga të rinjtë dhe një makineri fitimesh kolosale?

Pas kërkimeve të kryera nga redaksia e Priza.al kjo kompani e ka qendrën në Moskë/ Rusi.

Vendndodhja e UNUM festival
Vendndodhja e UNUM festival

Kompania ka qenë shumë e ndjeshme ndaj situatës politike dhe luftës që Rusia i ka hapur Ukrainës dhe menjëherë pas sanksioneve, e ka hequr nga web-i vendndodhjen që kishte dhe e ka shpërngulur atë në Beograd/Serbi.

Kompanitë në varësinë e Rusit
Kompanitë në varësinë e Rusit

 

Me këtë detaj kompania EPIZODE që vjen në Shqipëri përmes UNUM përpiqet të mbuloj gjurmët ruse por CEO-n e kompanisë nuk e ndryshon. Sipas informacioneve CEO e kompanisë që organizon eventin është rusi Mikhail Danilov, një figurë publike mjaft i njohur në vendin e tij.

Danilov Mikhail Viktorovich
Danilov Mikhail Viktorovich

Por kush është Danilov Mikhail Viktorovich?

Sipas READY RATIOS një softuer i raportimit financiar dhe analizës, Danilov Mikhail Viktorovich figuron në regjistrit Uniform Shtetëror të Personave Juridik të publikuar nga Shërbimi Tatimor Rus, Danilov Mikhail Viktorovich (Numri Individual i Identifikimit të Tatimpaguesit 645317051703) është referuar në personat juridikë të mëposhtëm.

  1. Drejtues i kompanisë, CEO
  2. Themeluesi Danilov MV
  3. Danilov Mikhail Viktorovich dhe palët e lidhura indirekt
Raporti financiar i READY RATIOS
Raporti financiar i READY RATIOS

Më parë Danilov MV është regjistruar në Republikën e Mari El (aktivitetet e gjykatave kushtetuese (statutore); veprimtaritë e autoriteteve shtetërore të subjekteve përbërëse të Federatës Ruse (republikat, territoret, rajonet), me përjashtim të gjyqësorit, zyrave përfaqësuese të organeve ekzekutive të pushtetit shtetëror të subjekteve Federata Ruse nën Presidentin e Federatës Ruse) Rajoni i Saratovit (kërkime dhe zhvillim eksperimental në shkencat shoqërore dhe humane). Më parë Danilov MV ishte menaxher (personi që kishte të drejtë të vepronte pa autorizim) në organizatat:

KONSTITUTSIONNYI SUD RESPUBLIKI MARII EL (deri më 27/10/2021 * ; organizata u likuidua më 02/02/2022).

MINISTERSTVO VNUTRENNEI POLITIKI RESPUBLIKI MARII EL (deri më 30.09.2021 * ).

Deri më 21 tetor 2021 * Danilov MV ishte themelues i ANO TSRPI .

Regjistri i Personave Juridik
Regjistri i Personave Juridik

Danilov Mikhail Viktorovich sipas të dhënave të përfshira në Regjistrin e Bashkuar Shtetëror të Personave Juridik, ka pasur të bëj në mënyrë indirekte me organizatat ruse, krerët dhe themeluesit e tyre. Për 5 ditë me radhë nëpërmjet një koncerti me organizator RUS gjeneroheshin mijëra euro. Bileta për të marr pjesë në këtë event llogariten nga 100 euro deri në 259 euro.

Festivali madhështor me pjesëmarrjen e mbi 60 DJ të njohur nga e gjithë bota performojnë muzikën e tyre elektronike në natyrë.

Episode, ndryshon vendndodhja nga Moska kalon në Beograd
Episode, ndryshon vendndodhja nga Moska kalon në Beograd

Në kushtet kur vendi jonë është nën lupën e ndërkombëtarëve sa i takon  financimeve Ruse dhe ku së fundmi ish-kryetari i Partisë Demokratike është akuzuar se financohej nga rus është hallka fundore e një  rrjete të tërë financimi ku gjenezën patjetër që nuk e ka tek Lulzim Basha në rast se ai ka përvetsuar ato para.

*Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016*

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *