Jo vetëm gratë me leje lindje, edhe burrat kanë të drejtë ta marrin

Fiori Shalsi na ka dhënë më shumë detaje mbi mënyrën se si po organizohen marrëdhëniet mes një çifti, kur në jetë vjen fëmija.

Shalsi ishte e ftuar në programin ‘Abc e pasdites’, me Ermal Peçin, ku tema e diskutimit ishte, lejet e lindjes për baballarët e rinj.

Sipas saj, rolet gjinore duket sikur janë të ndarë në mënyrë të barabartë përmes ligjit të lejes së lindjes qoftë për nënat qoftë për baballarët.

“Në Shqipëri ka pasur një rast të një djali i cili kërkoi leje lindje dhe nuk i është dhënë nga autoritetet, ka qenë biznes privat. Në fakt nga kominsioneri kundër diskriminimit kompania është dënuar me gjobë sepse është vërteteuar se atij i është mohuar një e drejtë ligjore, që ka të bëjë me diskriminimin gjinore sepse ne jemi mësuar se këtë duhet ta bëjë vetëm nëna, atëherë kur një baba e kërkon këtë gjë nuk është e drejtë”.

Ajo shtoi se shumë biznese private e kanë përqafuar këtë gjë, duke i mundësuar këto zgjedhje si për baballarët dhe nënat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *