Jo vetëm Kongresi i PS/ Sot zhvillime edhe në PD, demokratët publikojnë emrat, ja kandidatët për kryetarë dege në Mallakastër!

Komisioni i Rithemelimit të PD ka publikuar emrat e kandidatëve që do garojnë për kryetarë dege në Mallakastër. Bëhet fjalë për Astrit Xhafajn dhe Resmi Shanajn, të cilët do të votohen sot, ndërsa një prej tyre do jetë kreu i PD në Mallakastër. Nga fronti tjetër PS vazhdon Kongresin.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike:

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar dege të PD Mallakastër do të zhvillohen ditën e shtunë, dt 9 prill 2022 te Kinemaja. Procesi I votimit do të hapet në orën 9.00 e do të mbyllet në orën 17.00.

Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale. Kandidatët e për Kryetar dege PD Mallakastër janë:

Astrit Adem Xhafaj

Resmi Bilbil Shanaj

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD në dega Mallakastër të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të forte e më të hapur.

Nën drejtimin e Sali Berishës, Komisioni i Rithemelimit zhvilloi pak ditë më parë një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike, ku në fokus të takimit ishte riorganizimi që po bën Komisioni i Rithemelimit, në bazë dhe zgjedhjen e strukturave të reja vendore, nga anëtarët e kryesisë së degëve, deri te kryetarët e tyre. Ky proces i hap rrugë mbledhjes së Kuvendit të 30 prillit, ku do të zgjidhet Këshilli Kombëtar dhe Kryesia e partisë, por jo kryetari që do e drejtojë.

Komisioni i Rithemelimit të PD-së shkarkoi Lulzim Bashën në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021, kuvend i cili u njoh nga gjykata, me vendimin e gjyqtarit Agron Zhukrit. Në të njëjtën ditë, pra me 11 dhjetor, u ngrit edhe Komisioni i Përkohshëm me 29 anëtarët për të nisur të gjitha procedurat e nevojshme për riformimin e PD-së. Ky Komision do ta ketë partinë në dorë deri në mbajtjen e Kuvendit të ri që do të zgjedhë kryedemokratin e ri dhe funksionarët e tjerë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *