Jo vetëm kulla ‘Eifel’, edhe ky ushqim francez do të mbrohet nga UNESCO

Franca është e famshme për shumë produkte të sajat origjinale, dhe për shumë vepra apo kryevepra arti me famë në botë. Shumë prej tyre janë edhe pasuri e padiskutueshme e njerëzimit, dhe për rrjedhojë janë të mbrojtura nga UNESCO apo organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Por së fundi edhe bageta (baguette – frëngjisht), buka prej miellit të grurit, ujit, majasë, kripës dhe me pak mjeshtëri, po aq simbol i Francës, sa edhe kulla Eiffel, së shpejti mund t’i bashkohet listës së thesareve kulturore të UNESCO-s.

Bukëpjekësit francezë thonë se kjo bukë tradicionale, që blihet aty ku gatuhet, ka qenë për dekada me radhë një ritual në jetën e përditshme franceze. Megjithatë, në ditët e sotme, ajo po shtyhet gjithnjë e më shumë nga raftet e dyqaneve, madje edhe në Francë, nga bukët e ngrira të bëra në linjat gjigante të montimit.

“Nuk ka as edhe një sekret për të bërë një baguette të mirë tradicionale”,- tha Mickael Reydellet, pronar i tetë furrave të bukës. “Ajo kërkon kohë, pak zanat, mënyrën e duhur të pjekjes dhe miell të mirë pa përbërës të shtuar”, shton ai.

Konfederata e Bukëpjekësve Francezë ka paraqitur një kërkesë për ta shtuar atë në renditjen e thesareve jomateriale të Kombeve të Bashkuara. Baguette e gjen veten përballë dy rivalëve për ofertën franceze: Kulmet e çative të mbuluara me zink të Parisit dhe Festivalit të Verës “Biou d’Arbois” të rajonit Jura. Ministrja franceze e Kulturës, Roselyne Bachelot, do t’ia bëjë rekomandimin e saj presidentit në mars.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *