Jo vetëm makina inteligjente, Policia ngre edhe “Dronin edukues” për të kapur shkelësit e kodit rrugor

Policia Rrugore pas makinës inteligjente, duket se ka gjetur një tjetër mënyrë për të “edukuar” shkelësit e Kodit Rrugor. Dron edukues’ do të jetë në rrugët e Tiranës për të vëzhguar çdo ndryshim të paligjshëm korsie apo karrexhate.

Policia rrugore e Tiranës njofton se pajisja e re inteligjente është vënë në përdorim për të vëzhguar ndryshimet e drejtimit të korsisë dhe të pozicionimit të mjetit në karrexhatë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Droni edukues”, pajisja më e re inteligjente në përdorim të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, dedikuar veçanërisht për konstatimin e shkeljeve rrugore të pozicionimit të mjeteve në korsinë apo karrexhatën e duhur, sipas drejtimit dhe qëllimit të lëvizjes. Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor, ndërsa pozicionimi i mjetit në karrexhatë duhet të kryhet sipas nenit 141 të këtij ligji. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!

https://fb.watch/dSAVjjgpIw/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *