Jo vetëm me topin e futbollit…/ ‘CR7’ është edhe ‘mbret’ i rrjeteve sociale. ‘Thyen’ Instagramin. Ja çfarë shifre ka tejkaluar

Ai nuk është vetëm një triblues i pa parë i topit në fushën e blertë, por tashmë është bërë edhe mjeshtër i rrjeteve sociale dhe ngadalë po kthehet edhe në një “mbret” të tyre. Po flasim për Ciristiano Ronaldon, i cili së fundit kryeson edhe “botën virtuale”, atë të rrjeteve sociale.

Numri 7, ka arritur një moment historik, pasi është bërë i pari njeri në planet, që tejkalon shifrën e 300 milionë ndjekësve në Instagram.

Aktualisht, Ronaldo është duke ndihmuar Portugalinë e tij në “Euro 2020” dhe ishte faktori kyç në fitoren 3-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e parë.

foto galeri

Ndërsa në të dytën, atë ndaj Gjermanisë, edhe pse shënoi 1 gol e një asist, nuk mjaftuan për të kaluar gjermanët, të cilët shënuan katër herë në portën e Rui Patricios.

Sakaq, vlen të përmendet që “CR7”, u bë protagonist në një konferencë shtypi pak ditë para sfidës ndaj Hungarisë.

Ai hoqi nga tavolina dy shishe me Coca-Cola, duke i zëvendësuar atë me ujin. Kjo lëvizje rezultoi negativisht për kompaninë e famshme të pijes, e cila humbi pak më shumë se 5 miliardë dollarë brenda pak orësh.

foto galeri

foto galeri

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *