Jo vetëm në Shqipëri, por protestë edhe në Bruksel! Shqiptarët në mbrojtje të Berishës dhe kundër Bashës

Emigrantë shqiptarë në Bruksel po mbajnë protestë në kryeqytetin belg në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pluralizmit politikë në Shqipëri.

Parrulla kryesore e tyre është “Në mbrojtje të pluralizmit dhe kundër Ramës e Bashës”.

Protestuesit përdorën forcën sot në selinë e Partisë Demokratike. Ata tentuan të futeshin brenda godinës me matrapikë, trapanë, vare, etj.

Pas kërkesës së kryetarit Lulzim Basha, Policia e Shtetit urdhëroi ndërhyrjen e FNSH për të shpërndarë mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha. Forcat e rendit përdorën gazlotsjellës.

Pas 3 orësh përpjekje për të marrë selinë demokrate, Berisha u tërhoq dhe ka njoftuar konferencë për mediat në orën 18:00 në “Rogner”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *