RENEA është duke kryer kontrolle në disa qytete si Vlora, Elbasani, Fiero, Durrësi dhe Lushnja. Synimi i këtyre aksioneve është kapja e personave të shpallur në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Burime nga Policia bëjnë me dije se janë shoqëruar dhjetëra persona për tu marrë në pyetje, kryesisht shtetas me precedent kriminalë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia lidhur me aksionet. Në Elbasan dhe Vlorë janë regjistruar përplasje me armë dhe atentate gjatë javëve të fundit.