Jo vetëm njerëzit, por edhe kafshët! Covid-19 i merr jetën tre leopardëve të dëborës

Regjistrohen kafshët e para që kanë ngordhur si pasojë e Covid-19. Ngjarja ka ndodhur në një kopsht zoologjik për fëmijë në Nebraska. Tre leopardët e dëborës Ranney, Everest dhe Makalu u infektuan në tetor.

”Kjo humbje është vërtet zemërthyese dhe ne të gjithë jemi të pikëlluar së bashku”, shkroi kopshti zoologjik të premten në një postim në Facebook.

”Kopshti zoologjik tha se nuk e di se si leopardët u infektuan me virusin”, raportoi ”USA Today”.

Veterinerët i trajtuan me steroide dhe antibiotikë, por pa rezultat. Shumë kopshte zoologjike kanë vaksinuar një përqindje të madhe të kafshëve të tyre kundër virusit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *