Joe Biden ngatërron dy herë Gazën me Ukrainën teksa miraton ndihmat ushtarake të SHBA-së!

Presidenti Joe Biden ngatërroi dy herë Gazën me Ukrainën, ndërsa njoftoi se SHBA do të ofronte ndihmën e nevojshme për territorin palestinez të shkatërruar nga lufta. Biden, 81 vjeç konfirmoi dje se ndihma humanitare do të dërgohej në Gaza, një ditë pasi ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi tha se 30,000 palestinezë kanë vdekur që nga fillimi i luftës tetorin e kaluar.

“Në ditët në vijim, ne do të bashkohemi me miqtë tanë në Jordani dhe të tjerët që po ofrojnë ushqime dhe furnizime shtesë”, tha presidenti, duke shtuar se SHBA do të kërkojë të hapë rrugë të tjera, duke përfshirë ndoshta një korridori detar.

Por Biden gabimisht iu referua dy herë fluturimeve për të ndihmuar Ukrainën, duke i lënë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë të sqaronin se ai në fakt po fliste për Gazën.  Biden tha gjithashtu se shpresonte se do të kishte një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit deri në kohën e Ramazanit, muaji i shenjtë i myslimanëve që pritet të fillojë më 10 mars.

Premtimi i Biden për lëshime ajrore erdhi një ditë pasi dhjetëra palestinezë u vranë gjatë një incidenti vdekjeprurës me kamion ndihma në qytetin e Gazës. Të paktën 115 palestinezë u vranë dhe më shumë se 750 të tjerë u plagosën, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës, të enjten e drejtuar nga Hamasi . Dëshmitarët thanë se trupat izraelite aty pranë hapën zjarr ndërsa turma të mëdha vrapuan për të tërhequr mallrat nga një autokolonë ndihmash./M.K-dritare.net

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *