Këtë të djelë liderët e G7, duke përfshirë edhe presidentin e SHBA-së, Joe Biden dhe Zelensky të Ukrainës, do të diskutojnë sot përmes videokonferencës mbështetjen perëndimore për Kievin.
Mësohet se kancelari gjerman Olaf Scholz do të jetë mikpritësi i thirrjes, ndërsa Zelensky do të bëhet pjesë për të raportuar mbi situatën në Ukrainë në lidhje me luftën, tha zëdhënësja e qeverisë Christiane Hoffmann.
Sakaq, pritet të diskutohen sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë.
Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së do të takohen gjithashtu sot në Bruksel për të diskutuar raundin e tyre të gjashtë të sanksioneve ekonomike kundër Moskës, i cili këtë herë do përfshijë një ndalim në faza të importeve të naftës ruse.