Këngëtari i njohur John Legend, hodhi dritë mbi konfliktin me ish-mikun e tij Kanye West në një intervistë të re për New Yorker. Fituesi 43-vjeçar i EGOT-it u tregua i sinqertë në bisedë, të cilën e quajti ‘intervista e tij e preferuar në pak kohë’. Ai i tha gazetarit Michael Schulman se përfundimisht i ndërprenë lidhjet sepse Kanye mbështeti presidentin Joe Biden dhe politikanen Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në vend të reperit, i cili kandidoi si i pavarur.
Legend u shpreh se:
“Unë nuk mendoj se politika duhet të jetë gjithçka në marrëdhëniet tuaja dhe marrëdhëniet tuaja me njerëzit nuk duhet të përcaktohen vetëm nga politika dhe kë kanë votuar.”
Ai vijoi duke thënë se:
‘Unë besoj se disa gjëra janë tregues të karakterit tuaj dhe padyshim që do të ndikojnë në miqësitë tuaja. Unë nuk dua të jetoj një jetë që është aq e konsumuar nga politika saqë është përcaktuesi i vetëm se kush mund të bëhet shoku im dhe kush nuk mundet, por ato që kanë rëndësi janë karakteri dhe vlerat morale.’
Duket se aktorit nuk i pëlqen kjo situatë dhe nuk do të donte që miqësia e tyre të prishej.
Ai thotë se:
‘Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Kanye në të ardhmen, por ai ishte shumë i mërzitur me mua që nuk e mbështeta atë por mbështeta Joe Biden. Varet nga ai nëse mund ta kapërcejë këtë.’
John nuk është i vetmi person që reperi Kanye West është në konflikt. West gjithashtu, nuk ka më miqësi me këngëtarin Scott Ramon Seguro Mescudi, i njohur me emrin e tij të artit Kid Cudi. Në një intervistë ai shprehet se:
Nuk ka pasur asnjëherë probleme, por po ju njoftoj se nuk jam më pjesë e shtëpisë diskografike “G.O.O.D. Music”.
Reperi sqaroi se ishte një vendim i vështirë sepse ai e shikonte Kanye-n si një “vëlla të madh”.
Gjithashtu, prej kohësh Kanye nuk ka miqësi me Pete Davidson. Ai është vënë nën kritika për talljen me anë të faqes së parë të gazetës së rreme të New York Times që njoftonte ‘vdekjen’ e Pete Davidson, vetëm dy ditë pasi ylli i “SNL” u nda nga ish-gruaja e Kanye, Kim. Ajo u nda nga aktori i njohur Pete Davidson pas 9-muajsh lidhjeje duke përmendur oraret e vështira dhe distancën e gjatë, teksa Pete punon në një projekt në Australi ndërsa Kim është në SHBA.
Drake ishte gjithashtu në atë listë, por të dy i rregulluan gjërat përpara koncertit të tyre Free Larry Hoover dhjetorin e kaluar.