Johnny Depp i është rikthyer rolit të piratit legjendar, kapitenit Jack Sparrow për të përmbushur dëshirën e një djali 11-vjeçar të sëmurë. Fansi i “Pirates of the Caribbean”, Kori, i është nënshtruar dy transplanteve të pasuksesshme të zemrës, por nuk do të përballet me kalvarin e një të treti.
Ai dhe familja e tij, nga Derbyshire, nuk e dinë se sa i duhet të jetojë. Një nga dëshirat e fundit të Korit ishte të fliste me idhullin e tij Kapiten Jack dhe aktori iu përgjigj. Depp u vesh si pirati dhe regjistroi një mesazh të veçantë për fansin e tij. “Të uroj shumë fat. Unë jam fansi yt numër një, kapiten Kori.
Depp tha se ai gjithashtu do të inkurajonte miqtë e tij të ndiqnin kanalin e Korit. Në ndjekësit e kanalit të tij në YouTube përfshihet edhe ylli i Hollivudit, Dwayne “The Rock” Johnson.