Sërish është kthyer vëmendja tek Johnny Depp. Ai tashmë është në një lidhje dashurie me avokaten Joelle Rich. Por tashmë po komentohet shumë Amber Heard. Thuhet se aktorja e ka larguar vëmendjen nga Johnny dhe po fokusohet tek jeta e saj.
Një burim i afërt i aktores tha për “Entertainment Tonight” se Amber dëshiron të mendojë vetëm për veten dhe jetës e saj. “Amber nuk i kushton vëmendje asaj që bën Johnny apo çfarë po ndodh në jetën e tij personale. Asaj nuk i intereson se me kë po takohet, ajo thjesht dëshiron të vazhdojë me jetën e saj”, theksoi njeriu i afërt.
Avokatja Joelle Rich përfaqësoi Depp në gjyqin e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër ‘The Sun’. Thuhet se dyshja janë në një lidhje romantike. Megjithëse Depp nuk ishte klienti i parë i profilit të lartë që ka përfaqësuar Rich. Në të kaluarën, Rich ka përfaqësuar Meghan Markle kur gruaja e Princit Harry paditi gazetën “Associated” në tetor të vitit 2019.
Një letër private që ajo i kishte shkruar babait të saj, përfundoi në ‘Daily Mail’, ku Markle kërkoi ndihmën e avokates Rich për të zgjidhur këtë çështje. Meghan arriti të fitonte padinë në dhjetor të vitit 2021 pasi gjykata vendosi që gazeta “Associated” kishte shkelur privatësinë e saj në një mënyrë të paligjshme. Nga kjo periudhë, avokatja pati një rritje reputacioni në karrierën e saj dhe fakti që Johnny Depp e zgjodhi për çështjen e tij nuk ishte ndonjë çudi.