Një paraqitje e shkurtër e Johnny Depp në një takim me fansat në New York këtë fundjavë, e tregon aktorin e “Pirates of the Caribbean” shumë ndryshe nga si e kemi parë herët e tjera. Madje mund të thuhet se më shumë se si Johnny Deep, ai duket si këngëtari Ozzy Osbourne.
Depp u shfaq pa mjekër, me syze dielli ngjyrë blu dhe një kapelë në po të njëjtën ngjyrë, teksa firmosi autografe dhe bëri selfie me fansat jashtë Teatrit ‘Capitol’ në Port Chester, përpara koncertit të tij me mikun e tij muzikant Jeff Beck.
Depp ka qenë bashkë me Beck për ndalesa të shumta turne në Mbretërinë e Bashkuar që nga fundi i gjyqit të tij për shpifje kundër ish-bashkëshortes së tij Amber Heard. Ndërkohë, Heard ka qenë së fundmi në Spanjë, ku thuhet se jeton në një vilë luksoze dhe përdor një emër tjetër.
Aktualisht Depp është në lidhje me Joelle Rich, e cila ishte një nga avokatet mbrojtëse që e përfaqësoi atë në padinë e tij për shpifje në vitin 2018 kundër ‘Sun’.
Padia e Heard kundër Depp përfundoi në qershor me gjykatën që e urdhëroi atë t’i paguante aktorit 10 milion dollarë si dëmshpërblim plus 350 mijë dollarë si dëmshpërblim për shpifjen, në një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për ‘Washington Post’.
Menjëherë pas kësaj, Heard shiti shtëpinë e saj në Kaliforni në një përpjekje për të shlyer borxhet e saj. Para se të shpërngulej në Spanjë, Heard kaloi kohë në Hamptons dhe Izrael me miqtë dhe vajzën e saj.