Ka përfunduar votimi I besimit të konservatorëve që do vendosin për fatin politik të kryeministrit Boris Johnson.
Për dy orët e fundit deputetët konservatorë votuan nëse duan që kryeministri të vazhdojë në postin e tij.
Komiteti i Konservatorëve do të numërojë tani votat dhe pas kësaj kryetari Sir Graham Brady do shpallë rezultatin.
Ish-ministri konservator i kabinetit, David Gauke, ka thënë për BBC se nëse më shumë se 100 votojnë kundër tij, ky është një lajm i keq për Boris Johnson, duke shtuar “Unë mendoj se do të jenë pak më shumë se 100”.
“Nëse arrin në 133, duke e krahasuar me [ish-kryeministren]Theresa May, atëherë ky është një rezultat shumë i pakëndshëm për të,” shton ai.
May fitoi një votë besimi në udhëheqjen e saj në dhjetor 2018, vetëm për t’u rrëzuar rreth gjashtë muaj më vonë.