Jorgo Goro ka dalë sot para gjyqtarëve të GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë, pasi akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke tjetërsuar dy prona në Himarë. Në gjyq, avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen dhe për rrjedhojë, seanca është ndërprerë për disa minuta, derisa GJJKo të caktojë masën.
Goro u arrestua më 23 mars, pasi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi. Në dosjen e SPAK theksohet se Goro së bashku me Drejtorin e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës në Bashki, Jerasimo Bashi kanë përcjellë tek institucione të tjera dokumente të falsifikuara për një pronë mbi 5 500 metër katrorë në Dhërmi, pa kryer verifikime, duke çuar në regjistrimin e pronës shtet në favor të privatit. Edhe në rastin e dytë, Goro dhe drejtori i Mbrojtjes kanë zhvendosur në terren një sipërfaqe tokë bujqësore mbi 5 mijë metër katrorë, duke ia mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.