Jorida Tabaku: Oligarkët rusë kanë marrë tituj strategjikë nga qeveria Rama

Skandali “McGonigal”, që ka zbuluar dhe lidhjet e ish-zyrtarit të arrestuar të FBI-së në SHBA me Shqipërinë, janë bërë pjesë e diskutimeve edhe në Kuvend. Gjatë fjalës së saj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ku ishte e ftuar, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ndërsa vuri theksin tek problemet aktuale me ligjin e Koncesioneve dhe PPP-ve, denoncoi qeverinë shqiptare se ka miratuar koncesione të kundërta me interesin tonë kombëtar.

“Ne kemi këto ditë për koncesione që qeveria shqiptare i ka dhuruar një oligarku rus apo kompanive ruse të lidhura ngushtësisht me qeverinë ruse. Madje kemi mësuar se si kompani nga oligarkët rus kanë marrë dhe titujt strategjikë nga qeveria Rama” – u shpreh Tabaku.

Oligarku rus Deripaska ka qenë një nga punëdhënsit e agjentit të arrestuar të FBI-së McGonigal, i akuzuar ndër të tjera nga opozita shqiptare edhe për “sajesën” e lobimit rus ndaj PD në SHBA me porosi të kryeministrit Rama.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *